Politike

Ralf Gjoni i kërkoi shkarkimin, Gjiknuri i përgjigjet me tallje: Vetëofrohem për zgjidhje si Meta

4 Korrik 2019, 09:54 Nga DOSJA
Ralf Gjoni i kërkoi shkarkimin, Gjiknuri i përgjigjet me tallje:

TIRANE- Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri iu përgjigj kërkesës së deputetit të opozitës së Re, Ralf Gjoni, i cili kërkoi sot në Kuvend që Gjiknuri të shkarkohet.

Gjiknuri tha se nëse PD do të kërkojë njësoj si për Rama ik, edhe Gjiknuri ik, ai atëherë njësoj si Meta mund të largohet.

“Z.kryetar, unë nuk kisha ndërmend të flisja por meqënëse mu përmend emri dua të them dy gjëra. Siç duket, çdo opozitë për t’u ndjerë e rëndësishme kërkon të gjejë një armik apo ndonjë qëllim. Ata jashtë parlamentit kishin “Rama ik”, këta këtu na paskan dalë me “Damiani ik”. Harrojnë se në pushtet nuk të sjell sistemi dhe as ligjërimi kur të duket vetja se po thua gjëra të mençura por të sjell vota. Nëse vjen Partia Demokratike në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ne e kemi bërë të qartë se dialogu nuk është këtu vetëm për ju por edhe për opozitën jashtëparlamentare dhe ajo do jetë se s’bën. kur të vinë ata me “Damiani Ik” unë vetëofrohem si Presidenti për zgjidhje. S’ka problem fare kështu që mos e keni merak”, u shpreh Gjiknuri.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri ralf gjoni seanca plenare 4 korrik 2019 damian gjiknuri ralf gjoni seanca plenare 4 korrik 2019

Sondazh

Poll