Aktualitet

FOTO/ Dinjiteti s’ka çmim, punonjësit e Alba Call mesazh bosit të madh: Mos na ulni rrogat!

4 Korrik 2019, 07:36 Nga DOSJA
FOTO/ Dinjiteti s’ka çmim, punonjësit e Alba Call mesazh bosit

Tiranë- Bizneset call-center janë tashmë mënyra e vetme për punësimin e studentëve por edhe për shumë të rinj shqiptarë në vendin tonë.  Një ndër kompanitë e mëdha në vend është edhe “Alba Call”, e cila kërkon të ulë me 20% rrogat e 900 punëtorëve.

Për këtë veprim menjëherë ndaj kompanisë kanë reaguar edhe publikisht punonjësit e saj.  “Alba Call mos na ul rrogën”, ky është mesazhi që punonjësit i ka dërguar publikisht bosit të tyre, që të mos u ulë të ardhurat. Kjo parullë tashmë po bën edhe xhiron në rrjet, ku po solidarizohen shumë të rinj.

Ende nuk dihet pse vjen një veprim i tillë nga kjo kompani, e cila operon në disa qytete të vendit.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alba call ul rrogat me 20% punonjësit e alba call alba call ul rrogat me 20% punonjësit e alba call

Sondazh

Poll