Art&Argëtim

DEBATE mes ish-banorëve/ Fifi largohet nga xhirimet, Antonela ‘i kthen reston’ Big Mamës

21 Shkurt 2022, 06:34 Nga DOSJA
DEBATE mes ish-banorëve/ Fifi largohet nga xhirimet, Antonela ‘i

TIRANË– Xhirimet e POST ‘Big Brother VIP’ nuk kanë shkuar aq mirë sa mund të duket. Dosja.al zbuloi ditën e djeshme disa detaje, ku ndër më kryesori ishte që Donald Veshaj s’do të ishte prezent. Mirëpo sot të tjera detaje janë zbuluar.

Publiku do dëgjojë ish-banorët në tre puntata, të dedikuara për Big Brother VIP. Mbrëmjen e kaluar ndodhën debate të forta mes Fifit dhe Arjolës, Einxhelit, Semit e Arditit. Pas kësaj thuhet se Fifi ka vendosur të lërë spektalkin e të largohet menjëherë, ndonëse Arbana është shprehur pas publicitetit se këngëtarja u largua pasi nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Debat i zjarrtë ka ndodhur edhe mes Antonelës dhe Big Mamës, ku kjo e fundit është larguar nga spektakli.

Ashtu si Donaldi, edhe Beatrix Ramosaj, nuk do të jenë pjesë e emisionit.

Vëllezërit Veshaj janë përplasur me produksionin e Top Channel, pas shpalljes së Ilir Shaqirit si fitues. Si rrjedhojë Donaldi ka fshirë nga Instagrami emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni, i titulluar “Më Lër të Flas”. Këtë emision ai do ta moderonte me vëllain e tij, Romeo Veshaj, por duket se edhe ky i fundit ka hequr dorë nga projekti, duke bërë të njëjtin veprim si Donaldi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip big mama filloreta raci big brother vip big mama filloreta raci

Sondazh

Poll