Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë/ Putin dhe Zelenski pranojnë bisedime, Blinken fton Lavrovin

20 Shkurt 2022, 18:15 Nga DOSJA
Konflikti Rusi-Ukrainë/ Putin dhe Zelenski pranojnë bisedime, Blinken

UKRAINË/RUSI – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodimir Zelenski kanë pranuar të negociojnë si pjesë e Grupit Tripalësh të Kontaktit për të vendosur armëpushim mes dy vendeve. Lajmi erdhi pas bisedimeve që ata patën me kreun e shtetit francez Emanuel Makron sot pasdite. Grupi Tripalësh i Kontaktit përbëhet nga Rusia, Ukraina dhe OSBE.

Por, media amerikane CBS Neës raportoi sot se komandantët rusë që ndodhen pranë kufirit me Ukrainën kanë marrë urdhër nga presidenti Vladimir Putin për të pushtuar shtetin fqinj.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se presidenti i SHBA Joe Biden është i gatshëm të takohet me homologun rus Vladimir Putin për të gjetur zgjidhjen e konfliktit Perëndim-Rusi lidhur me Ukrainën. Për CNN, ai bëri me dije se pret të takohet me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergej Lavrov javën e ardhshme me kushtin që Moska të mos urdhërojë pushtimin e Ukrainës.

Sot, Rusia u ka kërkuar ushtarëve të saj që të mos përdorin aplikacionin e komunikimit online “TikTok” nga frika se mund të shpërndajnë informacione me rëndësi për kundërshtarët.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov i kërkoi Perëndimit që të mos publikojë më informacione se në çfarë date Rusia do të sulmojë dhe pushtojë Ukrainën me arsyetimin se kjo gjë shton në maksimun tensionet.

Po sot një grup prej 433 refugjatësh nga Donbasi, rajoni lindor pro-rus në lindje të Ukrainës mbërritën me tren në Vollgograd. Ata do të akomodohen në zona të posaçme sipas planit të hartuar nga guvernatori rus i Vollgogradit. Deri tani 40 mijë gra, fëmijë dhe të moshuar janë zhvendosur nga rajonet e Donbasit dhe Luhanskut drejt Rusisë që prej ditës së premte.

Zv/ presidentja amerikane Kamala Harris u shpreh sot se ekziston mundësia që në Europë të shpërthejë konflikti me Rusinë pas rritjes së tensioneve dhe përplasjeve të armatosura në rajonet separatiste pro-ruse në Ukrainë.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se Vladimir Putin po planifikon të organizojë luftën më të madhe në Europë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.

Sot, mediat britanike raportuan se tanke dhe armatime ruse po zhvendosen drejt kufirit me Ukrainën. Shenja “Z” është intepretuar si nisje konlikti të armatosur.

Sekretarja e Shtetit në Mbretërinë e Bashkuar, Liz Truss paralajmëroi se nga konflikti Rusi-Ukrainë mund të përfshihet dhe rajoni i Ballkanit në të ardhmen.

Çfarë ka ndodhur?
Dy të vrarë e disa të plagosur është bilanci i deritanishëm pas rritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë. Frika e nisjes së një lufte të frikshme ka bërë që NATO të tërheq stafin nga Kievi. Jo vetëm NATO por edhe vende të tjera të Evropës dhe botës u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që të largohen nga Ukraina, duke parë rritjen e tensioneve. Forcat qeveritare ukrainase dhe rebelët e mbështetur nga Moska kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardime dhe shkelje të tjera të armëpushimit mbrëmjen e djeshme duke lëshuar alarmin për një pushtim rus. Bashkimi Europian i ka kërkuar Rusisë që të tërheqë forcat ushtarake që ka në kufi me Ukrainën dhe që mos të përdorë armë në zonat civile. Vendet perëndimore si SHBA-ja por edhe Anglia kanë paralajmëruar Ukrainën se Rusia pritet të nisë pushtimin shumë shpejt.

Edhe pse Rusia ka njoftuar prej ditësh tërheqje të forcave të armatosura nga kufiri me Ukrainën, Kievi së bashku me NATO-n dhe Perëndimin këmbëngulin se Moska po shton në mënyrë të qëllimshme trupat ruse në kufi. Sipas raporteve në Ukrainë, numri i ushtarëve rusë ka shkuar në 140 mijë në hapësirën kufitare mes dy vendeve. Në Britaninë e Madhe besojnë se Kremlini ka angazhuar 169-190 mijë ushtarë rusë në vijën kufitare Ukrainë-Rusi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Orë ankthi, mbërrin treni i parë me refugjatë nga Donbasi në Rusi

Media amerikane: Komandantët rusë morën urdhër nga Putin që të nisë pushtimi i Ukrainës

Armëpushim Rusi-Ukrainë? Putin pranon takim me Kievin dhe OSBE

Blinken: Takohem javën e ardhshme me Lavrov nëse Rusia nuk pushton Ukrainën

Kriza e Ukrainës, presidenti Zelenski: Të vazhdojë procesi i bisedimeve

“Çdo gjë po shkon drejt pushtimit të mundshëm”, Blinken: Biden gati për bisedime me Putin

Fushatë nga Moska, Rusia u kërkon ushtarëve të saj të mos përdorin “TikTok”

Rusia i kundërpërgjigjet SHBA: Mjaft dhatë informociane se kur do sulmohet Ukraina

Konflikti Rusi-Ukrainë/ SHBA jep alarmin: Jemi në prag lufte në Europë!

Akuzat e Lavrov, MPJD hedh poshtë pretendimet ruse për mercenarët nga Kosova

Konflikti në Ukrainë, Kamala Harris: Mundësi reale për luftë në Evropë

Konflikti në Ukrainë, Franca dhe Gjermania u kërkojnë qytetarëve që të largohen nga vendi

VIDEO/ Paralajmërimi i fundit, ushtria ruse shkruan shkronjën Z në blindat (Domethënia)

Johnson: Putin po planifikon të bëjë luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

VIDEO/ Momente dramatike në Donetsk dhe Lugansk, civilët largohen masivisht

Sekretarja britanike: Putin nuk do ndalet me Ukrainën edhe Ballkani është në rrezik

VIDEO/ Breshëri plumbash drejt gazetarëve dhe ministrit ukrainas, zvarriten në tokë

Intensifikohen përleshjet në Ukrainë, separatistët mobilizojnë trupat kundër Rusisë

Shtëpia e Bardhë: Biden sot do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Konflikti në Ukrainë, BE dënon përdorimin e armëve të rënda në zonat civile

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson emmannuel macron joe biden kamala harris konflikti ukraine-rusi vladimir putin volodimir zelenski boris johnson emmannuel macron joe biden kamala harris konflikti ukraine-rusi vladimir putin volodimir zelenski

Sondazh

Poll