Politike

Shqipëria afrohet me kontinetin e largët, hap ambasadë në Australi

4 Korrik 2019, 09:32 Nga DOSJA
Shqipëria afrohet me kontinetin e largët, hap ambasadë në

AUSTRALI- Shqipëria do të ketë tashmë ambasadë përfaqësimi në Australi. Vendimi është marrë në Këshillin e Ministrave dhe lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Përmes një njoftimi në Facebook, Cakaj thotë se rëndësia e këtij vendimi qëndron në rrafshin politik dhe diplomatik. Ai shton se kjo ambasadë do të ketë një funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore për shqiptarët në Australi dhe jo vetëm.

Postimi i plotë i Gent Cakajt:

Edhe një lajm fantastik për diplomacinë e Shqipërisë

Qeveria e Shqipërisë sot ka marrë vendim për hapjen e ambasadës të Republikës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë!

Ky vendim është në shërbim të zbatimit të strategjisë të Ministrisë për Evropën dhe Punët
e Jashtme për të zgjeruar rrjetin e ndërveprimit politik ndërkombëtar dhe rritur
numrin e përfaqësive diplomatike të Shqipërisë nëpër botë në përgjithësi!

Rëndësia e këtij vendimi duhet parë edhe në një rrafsh më të përgjithshëm politik dhe diplomatik.

Mbulimi i marrëdhënieve diplomatike të Republikës të Shqipërisë me Australinë dhe me disa prej vendeve të Azisë dhe Paqësorit është mbuluar krejtësisht nga Ambasada e Shqipërisë në Pekin.

Në këtë kuptim, kapaciteti veprues i Shqipërisë në këtë hapësirë gjeopolitike ka qenë më i ulët sesa vetë rëndësia gjeostrategjike e saj.

Për më shumë, hapja e Ambasadës në Kanberra do të mundëson intensifikimin e marrëdhënieve diplomatike, politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Australisë. Tutje, kjo Ambasadë do të ketë një
funksion shumë të rëndësishëm edhe në ofrimin e shërbimeve konsullore
për shqiptarët (dhe jo vetëm) në Australi (dhe jo vetëm).

Sipas pritjeve paraprake, Ambasada në Kanberra do të ofron afërsisht 4000-5000 praktika konsullore brenda një viti kalendarik.

Pra, gjykuar nga rëndësia politike, strategjike, diplomatike e konsullore, hapja e Ambasadës të Shqipërisë në Kanberra të Australisë
është një veprim me peshë të patjetërsueshme!

Shumë shpejtë me veprime të ngjashme në hapësira tjera për ta bërë Shqipërinë më të pranishme nëpër botë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasade shqiptare ne australi gent cakaj ambasade shqiptare ne australi gent cakaj

Sondazh

Poll