Politike

Flamur Noka: Shmangëm gjakderdhjen më 30 qershor, meritë e opozitës

4 Korrik 2019, 09:14 Nga DOSJA
Flamur Noka: Shmangëm gjakderdhjen më 30 qershor, meritë e

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita shqiptare shmangu gjakderdhjen në 30 qershor

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ditari” në A2 CNN, ai u shpreh se zgjedhjet e 13 tetorit janë legjitime, ndërsa iu bëri thirrje kryebashkiakëve aktualë të qendrojnë në zyra, pasi zgjedhjet e 30 qershorit sipas tij nuk njihen.

“Shmangëm gjakderdhjen dhe kjo është meritë e opozitës”, theksoi Noka.

Noka shtoi më tej se: “Rama e ka shndërruar Kushtetutën në letër higjienike”.

Gjithçka bëhet me telefon këto 6 vite dhe asgjë nuk bëhet me Kushtetutë.Misioni ynë është shteti sepse ai është më i rëndësishëm për ne sesa pushteti”, u shpreh Noka.

Gjatë fjalës së tij Noka iu bëri thirrje kryebashkiakëve aktualë të qendrojnë në zyra, derisa të zëvendësohen nga pasardhësit që dalin nga zgjedhje kushtetuese.

“Zgjedhjet legjitime janë në 13 tetor dhe nuk mund të njihen zgjedhjet para kësaj date, prandaj kryetarët aktualë do të qëndrojnë në ato karrige derisa të zëvendësohen nga pasardhësit që dalin nga zgjedhje kushtetuese”, u shpreh Noka.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike flamur noka zgjedhjet e 30 qershorit flamur noka zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll