Art&Argëtim

‘Kthe borxhin’, Lori Hoxha i mori kupën vite më parë, këngëtarja ironizon fitoren e Ilirit

19 Shkurt 2022, 21:29 Nga DOSJA
‘Kthe borxhin’, Lori Hoxha i mori kupën vite më parë,

TIRANË– Këngëtarja Flaka Krelani e ka konsideruar një ‘kthim borxhi’ çmimin e madh të Big Brother VIP që një natë më parë iu dha balerinit Ilir Shaqiri, format që producente ka Lori Hoxhën, e cila ia rrëmbeu kupën në “Dancing With The Stars 4”.

Në një postim në Instagram, këngëtarja pyet me humor se si i thonë në shqip ‘kthema borxhin’ duke ironizuar fitoren e Shaqirit. Ajo është mbështetur edhe nga e motra, Qeqa Krelani.

“Si thuhet shqip: Kthema Borxhin,”- shkruhet në postim.

“Sa shumë e duan shqiptarët këtë këngë, do ta këndoj sonte,”- vijon në tjetrin.

Flaka Krelani, e cila në vitin 2014 ka qenë përballë Lori Hoxhës në “Dancing With The Stars 4”, ku kjo e fundit u shpall fituese dhe kryetar juri ishte Ilir Shaqiri. Ky i fundit mori mbrëmë çmimin e madh në BBV prej 100 mijë eurosh. Rastësi? Apo jo?

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz big brother vip flaka krelani lori hoxha big brother vip flaka krelani lori hoxha

Sondazh

Poll