Aktualitet

Protesta në Shkozë, banori-Ramës: Edo! Dikush nga lepurushët është duke ta punuar, kujdes!

20 Shkurt 2022, 09:29 Nga DOSJA
Protesta në Shkozë, banori-Ramës: Edo! Dikush nga lepurushët

TIRANË– Një prej banorëve të zonës së Kodrës së Priftit në Shkozë, i ka bërë një paralajmërim kryeministrit Edi Rama. Pasi ka dalë para kamerave, ai ka zgjedhur ti flasë me emër kryeministrit, me të cilin pretendon se ka njohje personale, e i ka kërkuar që të bëjë kujdes nga të zgjedhurit që ka pranë vetes në qeveri. Kjo pasi sipas tij duan që ta rrëzojnë duke shkaktuar indinjatë tek qytetarët.

Është një projekt i ’89 nga Adil Çarçani dhe ai i ARRSH tani. Balluku tha në Kuvend do të ndiqet projekti i  Çarçanit, në fakt ai projekt prek vetëm 7 shtëpia. Kryeministrit do i drejtohem me Edi për aq miqësi sa kam. Edo shiko se dikush është duke ta punuar pas shpine. Nuk e di sa ke dijeni por dikush nga lepurushët rreth oborrit qeveritar, ose dikush nga urithët është duke ta punuar.  Kam komunikuar me Ramën me email, me mesazhe, më ka kaluar tek ‘Bashkëqeverisja’ por më kthen përgjigje ARRSH. Kush po ia punon Ramës pas shpine? Nuk kam emra konkretë, por segemente të caktuara për interesat e tyre. Kush janë ata? E para është ARRSH, nga varet nuk e di. Le ta gjejnë ata,”-tha ai

SHIKO EDHE KËTË:

Prishja e banesave, qytetarët protestojnë në Shkozë paralajmërimi për Ramën: Edo kujdes …

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne shkoze 20 shkurt 2022 tirane proteste ne shkoze 20 shkurt 2022 tirane

Sondazh

Poll