Aktualitet

Banorët bllokojnë sërish rrugën: Më 22 futemi në grevë, të vdekur dalim nga shtëpitë

19 Shkurt 2022, 16:29 Nga DOSJA
Banorët bllokojnë sërish rrugën: Më 22 futemi në

TIRANË– Banorët e lagjeve “5 Maji” e Paskuqan paralajmërojnë se më datë 22 shkurt, ditë kur edhe rinis ksioni për shembjen e banesave të tyre do të mblidhen të gjithë bashkë për të kundërshtuar operacionin. Ata kanë dalë sërish në rrugë pasditen e sotme nga ku shprehen se do të shtrihen në rrugë më datë 22 dhe nuk do të lejojnë që Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit tu shembë banesat. 

E pranishme në protestë ishte edhe Laureta Nikolli, e cila u gjobit me afro 13 milionë lekë të vjetra për ndërtim pa leje një ditë më parë. Nikolli tha se gjoba i është vendosur për hakmarrje pasi ka dalë në shumë media se nuk do të tërhiqet nga protesta kundër shembjes së banesave të saj e të shumë qytetarëve të tjerë. 

“Më është vënë vetëm për hakmarrje,”- tha ajo.

Një tjetër qytetar tha se do të kishte qenë shumë mirë që në fillim, kur kanë ndërtuar, shteti t’i kishte ndaluar dhe të mos i kishte lejuar të ndërtonin.

“Ne jemi popull, ne jemi të pashkollë, shteti prandaj është. Të kishte ardhur dhe të na kishte thënë mos ndërton. Tani vjen e na vë kazmën, na shemb shtëpinë që e kemi bërë me gjak. Do bëhemi rrafsh me tokën, s’e lirojmë, deri në vdekje,”- tha ai. 

Protestat e banorëve kanë nisur prej disa muajsh, por më 19 janar të këtij viti, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Asnjë prej tyre nuk ka dalë kundër projekteve, por kërkojnë shpronësimin sipas rregullave, duke marrë parasysh se një pjesë e tyre kanë certifikatë pronësie, ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë. Në Laprakë, për shkak të lotit të Unazës do të preken 700 shtëpi banimi, ndërsa tek “5 maji”, 430 të tilla.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Banori: Do jem viktima e parë mes banorëve të 5 Majit

Banorët shkojnë tek pallatet e ndërtuara mbi tokat ku kishin shtëpitë, ndërhyn policia

Nënë Liza-Ramës: Mos legalizo drogën, po shtëpitë tona, ne nuk duam kanabis

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne proteste 19 shkurt 2022 banoret ne proteste 19 shkurt 2022

Sondazh

Poll