Aktualitet

TRAGJEDI në Borsh/ Shkrumbohet banesa, shkak batanija elektrike, humb jetën çifti (DETAJET)

19 Shkurt 2022, 09:13 Nga DOSJA
TRAGJEDI në Borsh/ Shkrumbohet banesa, shkak batanija elektrike, humb

VLORË– Burrë dhe grua janë gjetur të pajetë brenda banesës se tyre në Borsh. Rrapo dhe Savoja Çika, 83 dhe 75 vjeçe janë çifti i cili fatkeqësisht humbi jetën nga flakët që përpinë banesën e tyre. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit në banesë mund të jetë bërë batanija elektrike që përdornin për ngrohje.

Forcat zjarrfikëse të Himarës u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të shuar flakët mirëpo nuk mundën që të shpëtonin në kohë çiftin e të moshuarve. Ka qënë dhëndri ai që i ka gjetur trupat mëngjesin e sotëm, ku gruaja ishte e asfiksuar dhe trupi i burrit ishte i djegur. Bëhet me dije se të moshuarit dy javë më parë kishin kaluar COVID.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Kaluan Covid 2 javë më parë! Dhëndri gjeti të moshuarit e pajetë në Borsh

FOTO/ Batanija me korent i mori jetën çiftit, PAMJET brenda banesës së shkrumbuar

U gjetën të pajetë brenda banesës, IDENTIFIKOHET çifti, shkak dyshohet rezistenca

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet borsh digjen dy persona ne borsh digjet banesa rrapo cika borsh digjen dy persona ne borsh digjet banesa rrapo cika

Sondazh

Poll