Aktualitet

EMRI/ Transportonte armë drejt Kosovës, arrestohet 34-vjeçari në Tropojë

20 Shkurt 2022, 08:39 Nga DOSJA
EMRI/ Transportonte armë drejt Kosovës, arrestohet 34-vjeçari

TROPOJË- Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tropojë, pasi akuzohet për trafikim të armëve të zjarrit. Mësohet se në prangat e Policisë ka rënë 34-vjeçari Sahit Dega, i cili transportonte armë drejt Kosovës me qëllim trafikimin e tyre. Gjatë operacionit u gjetën 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shoshan”. Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit. Transportone armë zjarri me qëllim trafikimin drejt Kosovës, kapet e vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (dy automatikë dhe një pistoletë Glock) dhe municion luftarak. Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për një shtetas që tentonte të trafikonte armë zjarri drejt Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ” Shoshan”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Sahit Dega, 34 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që me automjetin e tij “Volksëagen”, po transportonte dy armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock” dhe sasi municioni luftarak, në aksin rrugor Shoshan-Bajram Curri, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtit”. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Armët e sekuestruara do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për ekzaminime të mëtjeshme, nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sahit dega sahit dega

Sondazh

Poll