Aktualitet

Prishja e banesave, protestë në Shkozë, banorët paralajmërojnë për Ramën: Edo kujdes…

20 Shkurt 2022, 09:25 Nga DOSJA
Prishja e banesave, protestë në Shkozë, banorët

TIRANË- Banorët e zonës së “Kodër Prifti” kanë dalë në protestë ditën e sotme, për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre, të cilat preken nga zbatimi i projektit të ndërtimit të Unazës. Me planin që u është vënë në dispozicion banorëve, në zonë pritet që të shembjen rreth 40 banesa për t’i hapur rrugë ndërtimit të rrugës dhe zhvillimit urban, por pikërisht plani është ai që kundërshtojnë banorët.

Sipas tyre, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka devijuar gjurmën me projektin e fundit pasi sipas tyre me hartën e mëparshme të 1989, përllogaritet që të prisheshin vetëm 7 banesa. Ndërsa ngulin këmbë se devijimi i bërë, është bërë nga lobimi i një personi të “fortë”, që sipas tyre do të ndërtojë pallate. Madje një prej protestuesëve, tha se dikush po përpiqej që t’ja “punonte” pas krahëve kryeministrit. 

Ndërkohë që të pyetur se çfarë u ka thënë bashkia në lidhje me këto prishje, banorët shprehen se nuk kanë ardhur dhe nuk kanë komunikuar, madje nuk janë pyetur as nga deputetja e zonës e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati.

SHIKO EDHE KËTË:

Protesta në Shkozë, banori-Ramës: Edo! Dikush nga lepurushët është duke ta punuar, kujdes!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne shkoze 20 shkurt 2022 proteste ne shkoze 20 shkurt 2022

Sondazh

Poll