Aktualitet

Me laborator dentar, kapet 51-vjeçari në Shkodër, kishte punësuar turkun ‘në të zezë’

19 Shkurt 2022, 17:58 Nga DOSJA
Me laborator dentar, kapet 51-vjeçari në Shkodër, kishte

SHKODËR– Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi është konstatuar duke zhvilluar aktivitetin e tij në një laborator dentar pa licencën përkatëse. Në biznes, gjatë kontrollit të ushtruar nuk është gjetur as kasa fiskale.  Në momentin e kontrollit në laboratorin dentar, policia ka gjetur të punësuar dy persona, njëri prej tyre shtetas turk. Të dy rezultonin se punonin në të zezë dhe nuk ishin regjistruar. Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare kontrabandë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ëhiteness”. Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari për ushtrim të aktivitetit pa licensë e kasë fiskale, në laboratorin dentar. Në zbatim të planit të masave kundër informalitetit në tregtimin e mallrave me akcizë dhe mallrat e tjera, hidrokarbureve, aktivitetit të paligjshëm të depove farmaceutike dhe laboratorëve mjekësore, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Ëhiteness”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– I. A. 51 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në laboratorin dentar, në rrugën Gjylbegaj-Shkodër, në administrim nga ky shtetas. Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas ushtronte këtë aktivitet i pa pajisur me licencë për ushtrimin e profesionit, dhe pa kasë fiskale. Në këtë laborator u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi e konsiderueshme mallrash të markave të ndryshme dentare, të dyshuara kontrabandë. Gjithashtu u konstatuan në proces pune edhe dy shtetas (njëri prej tyre shtetas turk), të cilët ishin të paregjistruar në organet përkatëse. Materialet iu referuan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë“, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“, “Fshehja e te ardhurave“, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar“ dhe “Punësimi i paligjshëm“.

(f.m/dosja/al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 51 vjecari ne shkoder policia e shkodres arrestohet 51 vjecari ne shkoder policia e shkodres

Sondazh

Poll