Aktualitet

VIDEO- “Benz”-i përplaset me murin e një biznesi, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

19 Shkurt 2022, 16:41 Nga DOSJA
VIDEO- “Benz”-i përplaset me murin e një biznesi, plagosen

SHKODËR– Katër persona të të njëjtës familje kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Shkodër. Një 29-vjeçar po udhtonte në makinë me tre familjarë të tij në momentin që humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me murin e një biznesi. Për pasojë të katër përfunduan në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, shtetasi D.P. vjeç 29, banues në Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Volksëagen ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet shtetasit Q. P. , D. P. , S. P. dhe A. P. te gjithë familjarë të tij të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shkoder aksident ne shkoder

Sondazh

Poll