Aktualitet

Banorët shkojnë tek pallatet e ndërtuara mbi tokat ku kishin shtëpitë, ndërhyn policia

19 Shkurt 2022, 17:48 Nga DOSJA
Banorët shkojnë tek pallatet e ndërtuara mbi tokat ku kishin

TIRANË– Banorët e lagjeve “5 Maj” dhe Paskuqan kanë mbërritur pranë pallateve që janë ndërtuar për të strehuar të prekurit nga tërmeti, mbi tokat ku ata kishin shtëpitë. Banorët kanë dashur të futen në mënyrë simbolike në këto pallate, por askush nuk i ka lejuar.

Edhe pse aty në dukje nuk jeton askush, pasi janë të gjitha dritat e fikura, roja i pallatit nuk i ka lënë qytetarët të futen brenda. Madje është njoftuar edhe policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Banorët kanë bllokuar edhe sot rrugën duke paralajmëruar rezistencë më 22 shkurt, ditë kur Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit do të nisë shembjes e radhës. Ata ajën shprehur se janë të gatshëm të vetëflijohen në rrënojat e shtëpive të tyre.

LAJM KRYESOR:Banorët bllokojnë sërish rrugën: Më 22 bëhemi rrafsh me tokën, të vdekur dalim nga shtëpitë

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne proteste 19 shkurt 2022 banoret ne proteste 19 shkurt 2022

Sondazh

Poll