Aktualitet

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona në Gjirokastër (EMRAT)

19 Shkurt 2022, 13:18 Nga DOSJA
Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona

GJIROKASTËR– Dy persona kanë rënë në pranga, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Policia bën të ditur bëjnë se gjithashtu janë sekuestruar dy automjete, dy aparate celularë dhe në sasi parash. Në pranga kanë përfunduar 24-vjeçari Adriatik Miziri dhe 22-vjeçari Mario Nuraj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MOONLIGHT”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin 7 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy shtetas. Sekuestrohen dy automjete, dy aparate celularë dhe një sasi parash. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe M. N., 22 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi janë kapur në flagrancë në afërsi të qytetit të Tepelenës duke transportuar me dy autotomjete 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, dy aparat celularë, 700 euro dhe 8.000 lekë. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

(A.B)/;Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim në gjirokastër gjirokaster arrestim në gjirokastër gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Shkurt 2022, 12:02

Big Market tashmë edhe në Sukth!

TIRANË– Marka më e madhe e marketeve shqiptare, Big Market, ka nisur vitin 2022 me zgjerim në territor dhe garantimin e cilësisë në të gjithë zinxhir...