Bota

E qëllimshme? Shpërthim në Ukrainë, shkrumbohet gazsjellësi

19 Shkurt 2022, 06:46 Nga DOSJA
E qëllimshme? Shpërthim në Ukrainë, shkrumbohet

UKRAINË– Ukraina nuk po gjen qetësi. Rreth orës 00:05 me kohën lokale të Moskës në qytetin Luhansk është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. U dyshua se mund të ishte një sulm nga rusët mirëpo bëhet fjalë për një shpërthim që ka ndodhur në një tubacion gazi. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në veriperëndim të qytetit.

Tubacioni i gazi kishte marrë flakë në rrethana ende të mistershme. Ai ndodhej në një njësi të shpërndarjes së gazit në zonën e rrugës Belomorskaya 2. Gazsjellësi i Druzhbës u shkrumbua e tëra nga flakët, ndërsa hetimet për të gjetur autorin vijojnë ende.

Deri tani nuk është raportuar për viktima, por vetëm të plagosur lehtë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine rusi shperthim ne ukraine konflikti rusi-ukraine rusi shperthim ne ukraine

Sondazh

Poll