Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë/Lideri separatist në Donbas:Kievi do na sulmojë, po largojmë banorët

18 Shkurt 2022, 15:30 Nga DOSJA
Konflikti Rusi-Ukrainë/Lideri separatist në Donbas:Kievi do na

UKRAINË– Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se situata në lindje të Ukrainës (Donbas dhe Luhansk) po përkeqësohet me kalimin e orëve. Ai kërkoi nga Ukraina që të ulet në bisedime me Rusinë për të mbyllur luftën 8-vjeçare mes tyre për dy rajonet e sipërpërmendura separatiste pro-ruse. Deklarata e tij erdhi pasi udhëheqësi i separatistëve të mbështetur nga Moska në Donbas, Denis Pushilin theksoi se ka nisur evakuimin e një pjese të popullatës me justifikimin se presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski do të urdhërojë sulmin ushtarak ndaj rajonit të Donbasit.

SHBA këmbënguli sot se Kremlini ka rritur prezencën e armatosur në kufi me Ukrainën duke dislokuar në total 169-190 mijë trupa. Më herët, Ministria e Mbrojtjes së Rusië raportoi se po tërheq tanke dhe mjete ushtarake nga një pjesë e kufirit me fqinjin ukrainas. Ndër të tjera, zyra e shtypit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes konfirmoi se nesër do të organizohen manvora ushtarake me dy nëndetëse, njëra prej tyre funksionon me energji bërthamore. Në këtë stërvitje merr pjesë dhe presidenti rus Vladimir Putin.

Sot, ministri i mbrojtjes së Ukraiëns Oleksii Reznikov tha në parlamentin e Kievit se Rusia ka dislokuar deri tani 140 mijë forca në afërsi të kufirit me Ukrainën. Pasdite, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë dha lajmin e ministri i saj Sergei Shoigu dhe homologu amerikan Lloyd Austin do të bisedojnë në telefon për konfliktin e Perëndimit dhe Ukraiëns me Rusinë.

Gjithashtu po zhvillohet Konferenca e Sigurisë në Mynih ku marrin pjesë 30 shtete. Në këtë mbledhje mungon Rusia, e cila nuk ka dërguar përfaqësues. Ndërkohë që Biden gjatë një konference për mediat, u shpreh i bindur se Putin e ka marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën. 

Çfarë ka ndodhur?
Zëdhënësi i Vladimir Putinit , Dmitry Peshkov , foli për një “përshkallëzim” të situatës në Donbass në Ukrainën lindore dhe iu referua “potencialit të madh të goditjes së forcave ukrainase”. Joe Biden përsëriti se rreziku i një sulmi rus është “shumë i lartë”. Kremlini e ka akuzuar personalisht presidentin amerikan për përshkallëzimin e tensioneve dhe në përgjigje të propozimeve të SHBA për çështjet e sigurisë sqaroi se ” nuk ka pushtim rus të Ukrainës dhe as nuk është planifikuar”. Kina gjithashtu mori një qëndrim, duke nënkuptuar se Uashingtoni po vepronte në mënyrë agresive.

Moska ka njoftuar largimin e zëvendësshefit të misionit amerikan në Rusi. Uashingtoni e quajti atë një “akt të paprovokuar”, ndërsa ministri i Jashtëm rus komentoi se vendimi erdhi si përgjigje ndaj dëbimit të një diplomati të lartë rus nga ambasada në Uashington.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ishte në selinë e Kombeve të Bashkuara për të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit për Ukrainën. “Unë nuk jam këtu për të provokuar një luftë, por për ta parandaluar atë”, tha ai. Blinken i bëri thirrje Rusisë që ta bëjë të qartë se nuk ka ndërmend të pushtojë.

Moska akuzon Shtetet e Bashkuara për përhapjen e informacionit të rremë për një sulm. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoldeberg shprehu gjithashtu shqetësimin për një provokim të mundshëm nga Rusia, që mund të çojë në një konflikt të përgjithësuar. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mblidhet më 23 shkurt për Ukrainën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Biden: Putin e ka marrë vendimin, do të pushtoj Ukrainën

Deklaratat e Lavrov, ambasada ukrainase në Shqipëri: Përpjekje për të përkeqësuar situatën

Mediat ruse: Raportet mbi mercenarët shqiptarë në Ukrainë po kontrollohen dy herë

SHBA: Zelensky e ka në dorë nëse do të marrë pjesë në konferencën në Gjermani

Konflikti në Ukrainë, Stotlenberg: Rusia mund të nisë një sulm paparalajmërim

Ekspertët vlerësojnë rolin e Biden në krizën e Ukrainës: Ka besim në botën e lirë,pa ironi!

Konflikti në Ukrainë, Britania e Madhe zhvendos Ambasadën nga Kievi në Lviv

Shpërthimi i makinës, Ukraina: Një inskenim për të rritur tensionet

Konflikti në Ukrainë, i vihet bombë kreut të policisë, makina shpërthen para administratës

Takimi Putin-Lukashenko: Sanksionet perëndimore të paligjshme, por nuk do të na mbysin

Në kulmin e tensioneve në Ukrainë, Rusia “tregon dhëmbët”, demonstron forcën bërthamore

Konflikti në Ukrainë, Macron: Duhet të ndërpriten veprimet ushtarake

Konflikti në Ukrainë, Biden thërret gazetarët, konferencë të jashtëzakonshme

Konflikti në Ukrainë, gazetarja: Banorët nuk besojnë se do të ketë luftë

Lideri separatist pro-rus në Donbas: Po evakuojmë popullatën, Ukraina do na sulmojë

Rusia planifikon nesër stërvitje me nëndetëse bërthamore, merr pjesë dhe Putin

“Situata në Donbas po përkeqësohet”,Putin: Ukraina të pranojë zgjidhjet për fundin e luftës

SHBA rrit alarmin: 169-190 mijë forca ruse në kufi me Ukrainë

Konflikti Rusi-Ukrainë, Moska njofton se po tërheq më shumë tanke dhe armatime nga kufiri

Tensionet Moskë-Kiev, Ukraina: 149 mijë trupa ruse afër kufirit tonë

Çështja e Ukrainës, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes bisedë telefonike me homologun rus

Lukashenko takon Putinin në kohën e stërvitjeve ushtarake

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Lambrecht kërkon prova për tërheqjen ruse

Kriza e Ukrainës, 30 shtete në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Rusia e bojkoton

HARTA/ Britania e Madhe: Rusia po planifikon sulm nga 7 drejtime ndaj Ukrainës

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine lloyd austin rusi ukraine vladimir putin konflikti rusi-ukraine lloyd austin rusi ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll