Bota

Mediat ruse: Raportet mbi mercenarët shqiptarë në Ukrainë po kontrollohen dy herë

18 Shkurt 2022, 22:07 Nga DOSJA
Mediat ruse: Raportet mbi mercenarët shqiptarë në Ukrainë po

RUSI- Agjensia Ruse e Lajmeve Tass ka bërë një shkrm mbi deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov mbi mercenarët shqiptare në Ukrainë. TASS shkruan se Rusia po i kontrollon dy herë raportet mbi prezëncën e mercenarëve rus në Ukrainë. Lavrov gjatë deklaratës së tij u shpreh se në Ballkanin Perëndimor ka terret pjellor për kriminalitetin, pasi u shpreh se ka terroristë dhe shpërndarës droge.

Artikulli i Plotë:

Rusia po kontrollon dy herë raportet se mercenarët po dërgohen nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina në Donbass, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë për televizionin RT, e cila u publikua të premten në faqen e internetit të ministrisë.

“Ka informacione se mercenarë janë duke u rekrutuar në Kosovë, Shqipëri dhe Bosnje dhe Hercegovinë për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë dhe për t’i dërguar ato në vende përfshirë Donbass. Tani po e kontrollojmë dyfish këtë”, tha ai.

Lavrov tha se mercenarët po rekrutohen gjithashtu në Ballkanin Perëndimor për të marrë pjesë në konfliktet që ushqehen nga vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ai tha se rajoni nuk ka përparuar pas ndërhyrjes së NATO-s në krizën e Jugosllavisë në fund të shekullit të 20-të. Lavrov tha se kancelari gjerman Olaf Scholz këmbënguli se “NATO ndërhyri për të parandaluar gjenocidin e shqiptarëve të Kosovës dhe ata e bënë atë aq mirë sa rajoni tani po përparon”.

“Është larg nga prosperiteti. Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Aty ka terroristë dhe shpërndarës droge,” tha Lavrov.

Sipas tij, “të thuash se NATO-ja pushtoi Jugosllavinë me qëllime fisnike është e gabuar dhe të paktën joetike”. Ministri tha se arsyeja që u shpreh para fillimit të bombardimeve të Jugosllavisë ishte e sajuar.

“Ne e dimë mirë se çfarë ka shërbyer si shkak i bombardimeve: shtetasi amerikan ë. Volker udhëhoqi misionin e OSBE-së në Kosovë. Ishte një periudhë luftimesh. Në një moment ai mblodhi gazetarët dhe njoftoi për kamerat televizive se 30 trupa të civilëve, të torturuar nga serbët, janë gjetur në fshatin Raçak. Kjo shërbeu si shkas për bombardimet.” tha Lavrov. Ai tha se një hetim më vonë zbuloi se trupat i përkisnin militantëve që u vranë në luftime, dhe jo civilëve.

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ Erë baruti në kufi, rusët bombarduan fshatin në Ukrainë, orët janë vendimtare

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi sergej lavrov konflikti ukraine-rusi sergej lavrov

Sondazh

Poll