Bota

SHBA: Zelensky e ka në dorë nëse do të marrë pjesë në konferencën në Gjermani

18 Shkurt 2022, 21:50 Nga DOSJA
SHBA: Zelensky e ka në dorë nëse do të marrë pjesë

SHBA- SHBA i ka thënë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se është në dorën e tij nëse do të largohet nga Ukraina këtë fundjavë për të marrë pjesë në një konferencë sigurie në Gjermani. CNN shkruan se Zelensky është planifikuar të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut të shtunën për takime, duke përfshirë edhe nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se një pushtim rus i Ukrainës mund të ndodhë në çdo moment. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u pyet nëse ndonjë zyrtar amerikan i kishte përcjellë Zelensky shqetësimin për largimin nga vendi i tij në mes të krizës aktuale. Ajo nuk pranoi të thellohej në detaje të bisedave diplomatike private.

Është një vendim që i takon atij ta marrë. Kjo është ajo që ne e përcjellim edhe privatisht. Por pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë, ai do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara,” tha ajo.

LAJMI KRYESOR: TENSIONET/ Erë baruti në kufi, rusët bombarduan fshatin në Ukrainë, orët janë vendimtare

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jen psaki kamala harris konflikti ukraine-rusi volodymyr zelensky jen psaki kamala harris konflikti ukraine-rusi volodymyr zelensky

Sondazh

Poll