Bota

Tronditi Greqinë e gjithë botën! “Channel 5” dokumentar për vrasjen e Caroline Crouch (VD)

18 Shkurt 2022, 22:17 Nga DOSJA
Tronditi Greqinë e gjithë botën! “Channel 5”

BRITANI E MADHE- “Channel 5” transmetoi një dokumentar 90-minutësh për vrasjen e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, ngjarje që tronditi Greqinë. Rasti në Glyka Nera bëri xhiron e botës, duke marrë vëmendjen e mediave më prestigjoze.

Dokumentari nis me thirrjet audio të bashkëshortit të saj Babis Anagnostopoulos, i cili hiqej sikur kërkonte ndihmë në Polici. Më pas për 37 ditë luajti teatër duke u shtirur si burri i trishtuar, përpara se të arrestohej dhe të rrëfente se ai e vrau bashkëshorten e tij, në të njëjtin shtrat ku ndodhej dhe e bija e mitur. Ndërsa më pas projektoi krimin perfekt, po që sërish nuk ia doli që t’ja hidhte drejtësisë.

Hetimi u ndihmua shumë edhe nga ditari i 20-vjeçares Caroline, e cila nxori në dritë shumë informacione për marrëdhënien e saj me Babis dhe çfarë i parapriu vrasjes së saj atë natë fatale.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch channel 5 vrasja e caroline crouch caroline crouch channel 5 vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll