Bota

“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”, Majko-Lavrovit: Deklaratë e paprecedentë

18 Shkurt 2022, 13:47 Nga DOSJA
“Mercenarë shqiptarë në Ukrainë”,

MOSKË – Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov tha se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina po trajnohen në këto vende për të destabilizuar vendet në konflikt. Sipas tij, Moska ka informacione se këta persona po nxiten nga SHBA për tu inkuadruar në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, i cili kontrollohet nga Rusia.

“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren pjellor për krim. Ka terroristë, tregtarë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, ndër të tjera, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë.Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

I pari që reagoi ishte ish-kryeministri Pandeli Majko e konsideroi këtë deklaratë të Lavrov të paprecendentë. Majko kërkoi shpjegime mbi këtë deklaratë nga ambasada ruse në vendin tonë. Ish-deputeti socialist shton në komentin e tij “Facebook” se ambasada ruse duhet të ndjekë kronikën e televizionit indian “WION” për përfshirjen e mercenarëve të huaj në Ukrainë.

POSTIMI I PANDELI MAJKOS:
 Sergei Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. https://sputnikneës.com/…/russia-has-info-that-mercs… Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpejgime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të vecantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=Z37HAQTdolo Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)

(I.A;d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine pandeli majko sergej lavrov konflikti rusi-ukraine pandeli majko sergej lavrov

Sondazh

Poll