Bota

Angli/Tentoi të kalonte ilegalisht 5 shqiptarë! Dënohet 46-vjeçari:E bëra për 1 mijë paund

18 Shkurt 2022, 20:22 Nga DOSJA
Angli/Tentoi të kalonte ilegalisht 5 shqiptarë! Dënohet

BRITANI E MADHE- Një gjykatë angleze dënoi me 4-0 muaj burg një 46-vjeçar, i cili tentoi të kalonte ilegalisht 5 shqiptarë për në Britaninë e Madhe. Robert Marsland, babai i pesë fëmijëve kishte provuar rrugën nga Irlanda përmes portit të Uellsit për t’i futur shqiptarë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Marsland u ndalua nga oficerët e imigracionit teksa ishte duke udhëtuar me traget nga Irlanda për në Britaninë e Madhe. Ndërsa avokati i tij theksoi se klientit të tij i ishin premtuar nga 1000 paund secili prej shqiptarëve për t’i çuar ata në Britani, ngjarje që raportohet se ka ndodhur në korrik 2019.

“Një gabim i madh, e bëra për vetëm 1 mijë paund,”-tha Rothwell para Gjykatës. Pak ditë më parë, një tjetër grup u dënua për trafik të qenieve njerëzore, kur policia britanike arrestoi katër persona si pjesë e krimit të organizuar që kalonin ilegalisht qindra shqiptarë për në Britaninë e Madhe. Dy gra të moshës 27 dhe 29 vjeç, një 22 dhe një 34-vjeçar u vendosën në pranga në zonën Beckenham në juglindje të Londrës. Arrestimi i tyre erdhi pas një hetimi të gjatë të rrjetit të trafikimit të qenieve njerëzore për të cilin hetuesit besojnë se drejtuesit e këtij rrjeti përdorin kamionë dhe furgonë të marrë me qira për të kaluar shqiptarët nga Franca veriore drejt Anglisë.

Marrë nga northwaleschronicle.co.uk

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota britani e madhe robert marsland britani e madhe robert marsland

Sondazh

Poll