Aktualitet

Harta e re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm Çela: Bashkimi i prokurorive eliminon stokun

18 Shkurt 2022, 12:44 Nga DOSJA
Harta e re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm Çela:

TIRANË – Prokurori i Përgjithsëm Olsian Çela u shpreh pro reduktimit dhe shkrirjes së gjykatave në kuadër të hartës së re gjyqësore. Në takimin e zhvilluar sot në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku ishin të pranishëm Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia dhe përfaqësues të tjerë të sistemit të drejtësisë, Çela tha se në gjendjen aktuale ku ndodhet sistemi gjyqësor nuk i përgjigjet nevojave që ka vendi. Ai tha se bashkimi i prokurorëve do të shmangte rritjene e stokut të çështjeve të pahetuara.

“Ne e kemi ndjekur me vëmendje debatin për hartën e re gjyqësore që lidhet dhe me rritjen e performancës së prokurorive. Ne kemi parë këtë kryesisht nga këndvështrimi jonë, por padiskutim këto takime i shërbejnë dhe marrjes së këndvështrimeve të tjera. Më duhet që të them se në situatën kur ne jemi organizimi i sistemit nuk i përgjigjet nevojave që ka vendi. Nisur nga projekti që është paraqitur, bashkimi i prokurorive do të eleminonte rrezikun e krijimit të stokut të çështjeve të pahetuara”, u shpreh Olsian Çela.

LAJMI KRYESOR: Harta e re gjyqësore/ Manja e Çela pro shkrirjes: Eliminon stoqet, Haxhia: S’ka shërbime

(d.v/dos.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet harta e re gjyqesore olsian cela ulsi manja harta e re gjyqesore olsian cela ulsi manja

Sondazh

Poll