Aktualitet

Inceneratori i Fierit, kryebashkiaku Subashi dëshmon prej 3 orësh në SPAK, pa avokat

18 Shkurt 2022, 13:04 Nga DOSJA
Inceneratori i Fierit, kryebashkiaku Subashi dëshmon prej 3 orësh

TIRANË– Armando Subashi, kryetari i Bashkisë së Fierit po merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se Subashi ka mbërritur në zyrat e SPAK në orën 10:30 dhe prej më shumë se tre orësh po merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Pyetjet kanë të bëjnë me veprimet e tij në lidhje me inceneratorin e Fierit. Subashi është paraqitur i vetëm dhe pa shoqërinë e një avokati. Nga ana tjetër, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët po dëshmon sot dhe Florian Muçaj, anëtar i Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit. Hetimet e SPAK për inceneratorin e Fierit janë drejt fundit. 

Inceneratorët janë bërë objekt i hetimit parlamentar pas akuzave të opozitës se dhënia e koncesionit për ndërtimin e tyre është bërë kundër ligjeve, duke e cilësuar si “megaaferë”. Nga ana tjetër, SPAK ka vënë në pranga is- ministrin e Mjedisit Lefter Koka për korrupsion e shpërdorim detyre dhe ka shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë. Komisioni hetimor që është ngritur për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, do të zgjasë deri më 25 shkurt. Në listë për tu marrë në pyetje është edhe kryeministri Edi Rama.

(f.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore

Sondazh

Poll