Art&Argëtim

Nicole Kidman kritikohet nga fansat për përdorim të tepërt photoshop-i, në ‘Vanity Fair’

18 Shkurt 2022, 12:18 Nga DOSJA
Nicole Kidman kritikohet nga fansat për përdorim të tepërt

SHBA-Aktorja e njohur Nicole Kidman, ka pozuar për kopertinën e revistës se njohur ‘Vanity Fair’, me një veshje të koleksionit “Miu Miu”. Ajo duket rrezëllitëse, dhe me forma gati perfekte. Megjithatë duket që kjo gjë ka irrituar fansat, duke e akuzuar Kidman për përdorim të tepërt photoshopi-i, shkruan “Perth Now”.

Ylli i “Being the Ricardos”, 54 vjeçe, u fotografua me një minifund me fund të shkurtër, çizme dhe një bluze ku kishte zbuluar barkun.

Ajo është një aktore e kompletuar që është nominuar për Oscar. Pse është e veshur si një vajzë shkolle? Aspak e këndshme”, komentoi njëri në postimin e kopertinës në Instagram të Vanity Fair. Ndërsa një tjetër shkroi, “Do të doja të dëgjoja konceptin qe ka kjo fotografi, pas kesaj kopertine pasi realisht nuk e kuptoj”.

Një tjetër komentues shkruan, ‘Nicole Kidman është aktore e mrekullueshmem por ky stil është i tmerrshëm. Jam i tronditur që ajo pranoi këtë.”

Por, gjithsesi, kishte edhe nga ata që e komplimentuan.“Gjithmonë do ketë njerëz që do te urrejnë. Dukesh thjeshtë e mrekullueshme!” shkruajti një fanse.

(fl.mu)/dosja.al

iframe

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz fansat kritikohet nicole kidman photoshop fansat kritikohet nicole kidman photoshop

Sondazh

Poll