Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e Bardhyl Londos, Meta: Humbje e pazëvendësueshme për letërsinë shqiptare

18 Shkurt 2022, 10:10 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Bardhyl Londos, Meta: Humbje e pazëvendësueshme

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar ndarjen nga jeta të poetit Bardhyl Londos, si të pazëvendësueshme. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Meta thotë se lajmin për ndarjen nga jeta të poetit e ka mësuar me shumë trishtim. Kreu i shtetit i shpreh ngushëllimet familjarëve të poetit.

POSTIMI I ILIR METËS

Me shumë trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të poetit dhe shkrimtarit të njohur, Bardhyl Londo, intelektualit aktiv dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike. Një humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët dhe letërsinë shqiptare, ku spikati me talentin e tij të veçantë Ngushëllimet më të ndjera! Bardhyl Londo do kujtohet përherë me respekt, veçanërisht për vargjet frymëzuese që na la trashëgim të gjithëve. ATDHEU ËSHTË DHIMBJE! Atdheu s’është sa sedilja e makinës tënde, sa karrigia e zyrës, sa dhoma komode A më dëgjon, ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes, për ta ndryshuar, ndoshta, prapë në mbrëmje? Atdheu s’është lojë kalamajsh. Atdheu është dhimbje. O Zot, Dhembje!

LAJMI KRYESOR: E trishtë! Ndahet nga jeta poeti Bardhyl Londo

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture ilir meta vdes bardhyl londo ilir meta vdes bardhyl londo

Sondazh

Poll