Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e poetit Londo, Agron Gjekmarkaj: Ike Uliks i kohëve të vështira

18 Shkurt 2022, 09:27 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e poetit Londo, Agron Gjekmarkaj: Ike Uliks i kohëve

TIRANË– Deputeti Agron Gjekmarkaj i ka kushtuar një shkrim poetit Bardhyl Londos i cili ndërroi jetë ditën e sotme nga një sëmundje e pashërueshme. Gjekmarkaj shkruan se poeti u largua nga jeta duke mos pranuar lutjet e familjarëve dhe miqve për të qëndruar. Deputeti i premtoi poetit se do ti ruanin një karrige bosh në tavolinë duke e pritur, gotën do ia mbushin si dhe shton se amanteti i tij nuk do të vdesë asnjëherë.

SHKRIMI I GJEKMARKAJT:

Bardhyl Londo iku lart në qiell tek poezitë e veta ! Iku duke lënë pas dhimbje të madhe për vajzat dhe familjaret , iku duke mos i pranuar lutjet tona për të qëndruar ! Nga shtëpia e kulturës shqiptare njëri prej bijve të saj madhështore u largua për në “Itake”! Ike Uliks i kohëve të vështira. Kryqi ishte shenja e letërsisë së tij ! Nga Kryqi vime tek ai shkojmë na e pat mësuar këtë gjë të gjithëve! Jeta e zakonshme ajo tokesorja me gjasë nuk i dukej më e mjaftueshme dhe zgjodhi tjetrën atë të pafundmen të përjetshmen. Kujtimet janë ato që kthehen në trashegimi, munduese e të bukura ! Munduese se na vënë përballe mungesës tënde mik i dashur e të bukura se shumë na dhe nga vetja , nga shpirti dhe fjala jote ! Sivellau yt Pjeter Bogdani pat thënë “veshur me diell e mbathur me hënë” ! Ashtu po e merr ti sot rrugën e ameshimit ! Por ne do ti rrime lojës së jetës deri ne fund ! Do ta lëmë një karrige bosh më tavolinë duke të pritur, po edhe goten do ta mbushim , librin hapur gjithaq e as romuzet nuk do ti kursejme, me Markun , Paridin , Gentin e të tjere ! Po edhe në “kroniken e verës” që me ty hapej gjithmonë do të kthehesh ! Nuk qeshim ne pa ty. Njëri -tjetrin do pyesim po Londo do vijë?! Të pritem tek spitali me makinat ndezur po për herë të parë na le pa përgjigje ! Ti na e le amanetin por nuk vdesësh asnjëherë se sytë tanë indiferentë nuk do jenë kurrë mbi poezinë tënde! Shqipëria gëzohet që të pat dhe ajo të qan sot që i ikën qoftë edhe për një ditë!

AMANETI I POETIT: Nëse sytë e tu do qëndrojnë të menduar mbi këto vargje, unë do të shoh një ëndërr të bukur. Nëse sytë e tu do të dridhen sadopak nga këto vargje, unë i gjithi do të kumboj si një kitarë deri në agim. Po nëse sytë e tu do të kalojnë indiferente mbi këto vargje, atëherë unë do të kem vdekur… Mos harro të vish në varrim.

LAJMI KRYESOR: E trishtë! Ndahet nga jeta poeti Bardhyl Londo

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture agron gjekmarkaj agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll