Art&Argëtim

Penelope Cruz: Qaja gjatë gjithë kohës, u futa në rolin e personazhit në film

18 Shkurt 2022, 09:31 Nga DOSJA
Penelope Cruz: Qaja gjatë gjithë kohës, u futa në rolin e

SHBA-Aktorja e njohur Penelope Cruz, ka rrëfyer të gjithë vështirsitë që i është dashur të kalonte, teksa xhironte filmin ‘Parallel Mothers’. Në një intervistë për ‘Vanity Fair’, Penelope tregoi se e ka përjetuar shumë keq filmin, dhe gjatë gjithë kohës vetëm qante. Kjo ka bërë që dhe nëna e saj të shqetësohej për shëndetin e saj mendor, shkruan “Mail Online”

Penelope tha se ajo e përvetësoi dhimbjen e personazhit të saj, pasi historia e portretizoi atë si Janis, një fotografe magjepsëse që e gjen veten shtatzënë pas një lidhjeje të shkurtër me një akademik të martuar.

Unë shtiresha sikur i kisha gjërat nën kontroll, por u frikësova. Është një pjesë shumë ë vështirë e punës tonë, ku na duhet të transfomohemi në personazhin që luajm , të jemi brenda dhimbjes së tij. Të jemi në gjendje të transformohemi në diçka që nuk flet si ju, nuk lëviz si ju. Frika është pjesë e apelit”,u shpreh ajo.

Aktorja tashmë është në garë për për aktoren më të mirë në “Academy Awards”.

Në muajin e fundit të xhirimeve të dramës së Asghar Farhadi, Everybody Knows në 2018, ajo zbuloi se kishte ethe çdo natë.  “E dija që ishte nga tensioni i atij personazhi që do luaja”, tha ajo.

(f.mu)/dosja.al

iframe

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ‘parallel mothers’ film penelope cruz ‘parallel mothers’ film penelope cruz

Sondazh

Poll