Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e poetit Londo, Robelli: Mirupafshim në vend të lamtumirës!

18 Shkurt 2022, 10:18 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e poetit Londo, Robelli: Mirupafshim në vend të

TIRANË– Gazetari Enver Robelli ka ndarë ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të poetit Bardhyl Londos. Robelli shkruan se Londo është një nga poetët më të mirë shqiptarë pas vitit 1945. Ndër të tjera, Robelli shkruan se Londo ka mbartur mbi supe vargjet dhe poezitë e gdhendura me mjeshtëri.

REAGIMI I ENVER ROBELLIT:

Bardhyl Londo, njëri prej poetëve më të mirë shqiptarë pas vitit 1945, qenka përshëndetur me këtë botë, por pa u larguar nga kjo botë. Sepse personalitetin e tij krijues do ta bartin mbi supe vargjet e tij që i shkroi me aq ndjeshmëri, si kjo poezi e mëposhtme, e gdhendur me mjeshtëri në vitin 1988. Mirupafshim në vend të lamtumirës!

Bardhyl Londo (1948-2022)
NOSTALGJI
E mora në duar kokën tënde,
prushi i gjakut pëllëmbët m’i dogji.
Në sytë e tu si në një ëndërr rashë
dhe më s’u zgjova.
Në sytë e bukur si loti.
Me gishtat e dridhur të dashurisë
emrin tënd shkërmoqa germë për germë.
Të thirra e dashur,
Të thirra motër,
Të thirra nënë.
Ti hesht, e bukur, e tejdukshme,
natyrshëm siç mbin bari.
Oh, hapi ata sytë e zes,
hapi, të vijë
behari.
Hapi ata sy
më përrallorë se fantazia e Zhyl Vernit,
dy lëndina ku rritet lirizmi.
Në retinën e tyre si në ekranin më të ndershëm
Veten më mirë kuptova,
ty,
njerëzimin.
Je tepër e lashtë për të të thirrur Evë,
je tepër e bukur për të të thënë Zhuljetë.
Sa kohë kemi që duhemi? Dy mijë, tri mijë vjet?
Me ty e kam lindur Prometeun,
me ty shekullin e njëzetë.
Po ty
të zuri gjumi?
Shtrihu.
Ti më mësove të vërtetën e madhe:
DASHURIA ËSHTË NJË MONUMENT
MBROHET NGA NJERIU!
1988

LAJMI KRYESOR: E trishtë! Ndahet nga jeta poeti Bardhyl Londo

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kulture kulture bardhyl londo enver robelli vdes bardhyl londo bardhyl londo enver robelli vdes bardhyl londo

Sondazh

Poll