Politike

“Mos lironi zyrat”, Fatmir Mediu thirrje kryebashkiakëve të PD-së: 13 tetori do zgjidhë krizën

3 Korrik 2019, 16:24 Nga DOSJA
“Mos lironi zyrat”, Fatmir Mediu thirrje kryebashkiakëve

TIRANË– Fatmir Mediu, Kryetari i Partisë Republikane u ka bërë thirrje drejtuesve të bashkive të djathta të mos dalin nga zyrat. I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës 24, Media tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk respektuan asnjë ligj.

Zgjedhjet ishin pa kandidatë dhe këto zgjedhje nuk u respektua asnjë ligj. Dekreti i presidentit është në fuqi për aq kohë sa nuk është shprehur Gjykata Kushtetuese. Bazuar në këtë unë mendoj se opozita duhet të denoncojë sjelljet e kësaj qeverie.

Krerët e bashkive të djathta nuk duhet të dalin nga zyrat. Ata kanë respektuar dekretin e Presidentit të Republikës,”-tha ai.

Mediu shtoi më tej se 13 tetori, zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti i Republikës do shërbejnë për zgjidhjen e krizës politike.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme me 13 tetor janë zgjidhja e kësaj situate”-u shpreh Mediu.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir mediu zgjedhjet e 30 qershorit fatmir mediu zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll