Aktualitet

Punëtorët e Inceneratorit të Elbasanit dalin në protestë, banorët: S’po marrim pagat tona

18 Shkurt 2022, 07:45 Nga DOSJA
Punëtorët e Inceneratorit të Elbasanit dalin në

ELBASAN– Punonjësit e riciklimit të mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit kanë protestuar sërish ditën e sotme, për mos marrjen e pagave. Ata thanë se janë në vështirësi të mëdha ekonomike dhe paga që marrin aty është shpresa për familjet e tyre që të mund të sigurojnë minimumin e jetesës.

“Nuk na kanë paguar prej 2 muajsh, Na gënjejnë do i marrim sot apo nesër. Na kanë vonuar edhe herë të tjera. Na kanë kërcënuar se do na heqin nga puna nëse protestojmë. Në këtë punë po bëj 3 muaj.”, tha një prej protestuesve.

Punonjësit e inceneratorit deklaruan për media se kanë muaj që nuk po marrin atë që u takon. E njëjta protestë u zhvillua edhe ditën e djeshme nga ata mirëpo duket se pa rezultat. Pavarësisht se iu komunikua se pagat iu kishin kaluar, punonjësit u përballën me një gënjeshtër, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan inceneratorët protesta e punonjesve te inceneratoreve protestë në elbasan elbasan inceneratorët protesta e punonjesve te inceneratoreve protestë në elbasan

Sondazh

Poll