Aktualitet

Kapen 11t kokainë në Ekuador/Destinacion Belgjikën, në treg do kapte vlerën 100 mln dollarë

17 Shkurt 2022, 23:11 Nga DOSJA
Kapen 11t kokainë në Ekuador/Destinacion Belgjikën, në treg

EKUADOR– Në më pak se një javë, më 11 ton kokainë janë kapur në portin e Guayaquilit në Ekuador ndërkohë që Europoli kreu një megaoperacion po përgjatë këtyre ditëve në disa vende të Evropës ndaj bandave shqiptare duke arrestuar 45 persona, të cilët trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut.

Brenda një kontejneri në të cilin po transportohej dru për në Belgjikë janë gjetur këtë të mërkurë 47 thasë me blloqe kokaine. Sipas Policisë, personeli i Njësisë Kombëtare të Hetimit të Porteve dhe Aeroporteve (UIPA), në koordinim me Njësinë Kombëtare së bashku me qentë Anti-drogë (CRAC), pasi analizoi informacionin e marrë se në kontejnerët e portit të Guayaqulit ishte fshehur kokainë mes drurëve që eksportohen për bërjen e parketeve, ndërhyri duke bërë sekuestrimin e lëndës narkotike.

Nëse do të hidhej në treg vlera e drogës së sekuestruar në Ekuador në këtë kontejner do të kapte shifrën e 56 milionë deri në 100 milionë dollarë. Ndërsa Policia e Ekuadorit nuk raportoi për të arrestuar ndërsa po kryhen hetime për porositësit e kokainës. Deri më tani, që nga fillimi i këtij vititi janë kapur 36 tonë drogë në mbarë Ekuadorin, shumica e tyre është sekuestruar në portet në jug të Guayaquilit.

Marrë nga eluniverso.com

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet droge ne ekuador droge ne ekuador

Sondazh

Poll