Aktualitet

“A keni fytyrë ju?”/ Shehaj debat me Ndrecajn: Kush je ti? Ju vidhni, ne jemi të çuditshëm?

17 Shkurt 2022, 22:36 Nga DOSJA
“A keni fytyrë ju?”/ Shehaj debat me Ndrecajn: Kush je ti? Ju

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe juristi Plarent Ndrecaj janë përfshirë në një debat të ashpër teksa ishin duke diskutuar për çështjen e inceneratorëve. Të dy, të ftuar në emisionin “Opinion”, Shehaj akuzoi Ndrecajn duke i thënë se po mbron persona të cilët sipas tij, Prokuroria e Posaçme (SPAK) i akuzon për vjedhjen e mbi 3 milionë euro. Kjo gjë ka sjell reagimin e Ndrecajt, i cili ndërhyri ashpër.

Pjesë nga debati:

Shehaj: Ajo që thua ti është një përgjigje vetëm për t’u justifikuar.

Ndreca: Ju jeni të çuditshëm fare. Unë ju them shikoni faktet ju shkoni prapë.

Shehaj: Ju vjedhur ne jemi të çuditshëm, nuk e kuptoj këtë gjë.

Ndreca: Çfarë po justifikojmë? Lëri këto, ju vidhni, ç’i keni këto historia, kush je ti që thua ju vjedhni? Si mund ta thuash?

Shehaj: E thotë SPAK-u.

Ndreca: A keni fytyrë ju a s’keni?

Shehja: Fytyrë nuk ke ti që mbron ti dhe mos më thuaj mua… SPAK thotë që ai që mbron ti ka marrë 3 milionë e gjysmë euro.

Ndreca: Më thuaj përballë.

Shehaj: Përballë të kam.

Ndreca: E dëgjon veten kur flet?

Shehaj: E ka thënë SPAK-u e ti e mbron.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll