Aktualitet

Diell dhe kthjellime! Sot temperaturat deri në 17°C, parashikimi i motit (HARTA LIVE)

18 Shkurt 2022, 06:33 Nga DOSJA
Diell dhe kthjellime! Sot temperaturat deri në 17°C, parashikimi i

TIRANË– Dita e fundit e javës vjen me mot të mirë. Diell dhe vranësia do të na shoqërojnë përgjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb edhe sot moti i kthjellët mbizotëron në bregdet dhe zonat e ulëta por kthjellime dhe vranësira të lehta priten në zonat malore përgjatë gjithë 24 orëshit. Parashikohet që në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të mbetet i gjithë vendi edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohet dallgëzim i ulët.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti per sot parashikimi i motit moti per sot parashikimi i motit

Sondazh

Poll