Aktualitet

“Audi” s’i bindet policisë së Sarandës, thyen postbllokun, “Fast&Furious” nëpër qytet

17 Shkurt 2022, 22:22 Nga DOSJA
“Audi” s’i bindet policisë së Sarandës, thyen

SARANDË– Një automjet luksoz tip “Audi” ka ngritur në këmbë Policinë e Sarandës, pasi drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhërit për ndalim nga patrulla e Policisë, duke thyer postbllokun e vendosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar, ku ‘Audi A8L’ me targe AB444AS me drejtues një shtetas të dyshuar nga Tepelena, është “rebeluar” ndaj patrullës së Policisë. Për të bërë të mundur kapjen e tij, janë ‘ngritur në këmbë’ forca të shumta policie, por mendohet se personi që po kërkohet ka dalë jashtë qytetit. Ndaj targat dhe mjeti janë referuar edhe në Komisariatet e tjera për të ndaluar shoferin.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet audi sarande audi sarande

Sondazh

Poll