Aktualitet

Rreh gruan dhe më pas pi “fostoksinë”, çifti nga Kuçova në gjendje të rëndë në spital

17 Shkurt 2022, 21:41 Nga DOSJA
Rreh gruan dhe më pas pi “fostoksinë”, çifti nga

BERAT-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krekëz të Kuçovës, ku burrë e grua kanë shkuar në gjendje të rëndë në spital. Pas një grindjeje, për arsye që ende nuk dihen, 55-vjeçari Idajet Veizllari ka rrahur bashkëshorten e tij, ende e paidentifikuar, duke e lënë pa ndjenja në tokë. Më pas, burri ka pirë një kokërr “fostoksinë”, duke tentuar vetëhelmimin. Por në rastin e tij, fatmirësisht fqinjët kishin dëgjuar të gjithë sherrin dhe ulërimat e gruas, saqë kishin vendosur që të njoftonin Policinë e Shtetit. Fatmirësisht Veizllari është gjendur ende me shenja jetë, edhe pse në gjendje të rëndë.

Kështu që të dy bashkëshortët janë transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, por burri më pas është nisur në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Deri më tani nuk dihen detaje lidhur me shkaqet përse ka nisur sherri mes tyre, por në banesën e çiftit Veizllari kanë shkuar forca të shumta policore, të cilat kanë marrë në pyetje të afërmit dhe familjarë për të mësuar zanafillën e sherrit mes tyre.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri rreh gruan ne kucove idajet veizllari burri rreh gruan ne kucove idajet veizllari

Sondazh

Poll