Bota

Protestat në Kanada, Trudeau: Duhet të marrin fund

17 Shkurt 2022, 17:12 Nga DOSJA
Protestat në Kanada, Trudeau: Duhet të marrin fund

KONADA- Dalja e shumë policëve në qendër të Otavës, nga kamionistët u pa përpjekje për të ndërprerë protestën gati tre-javore kundër kufizimeve të Kanadasë për COVID-19. Oficerët e policisë paralajmëruan protestuesit që të largoheshin.

“Është koha që këto aktivitete të paligjshme dhe të rrezikshme të ndalen”, deklaroi kryeministri Justin Trudeau në Parlament, jo shumë larg vendit ku ishin parkuar qindra kamionë të mëdha.

“Këto protesta janë kërcënim për ekonominë tonë. Janë një kërcënim për sigurinë publike”, tha Trudeau.

Shumë nga protestuesit që ishin në rrugë reaguan ndaj paralajmërimeve të policisë. Protestat kanë nisur si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit për vaksinim të detyrueshëm të shoferëve të kamionëve. Rreth 90 për qind e 120,000 shoferëve të kamionëve të Kanadasë janë të vaksinuar kundër koronavirusit.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota justin trudeau kanada justin trudeau kanada

Sondazh

Poll