Politike

VD-Balla lëshon gojën: Ramës i vjen poshtë barkut të kalit të Skënderbeut

17 Shkurt 2022, 12:57 Nga DOSJA
VD-Balla lëshon gojën: Ramës i vjen poshtë barkut të

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka lëshuar gojën duke përdorur fjalë vulgarë teksa replikonte me ish-kryeministrin Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, referuar akuzave të Berishës kundrejt Ramës, Balla e krahasoi ish-kryeministrin me organet gjenitale të pasardhësit të tij, duke shtuar se aty ishte niveli ku ai qëndronte krahasuar me kreun e qeverisë. Konkretisht ai përdori shprehjen ‘poshtë barkut të kalit të Skënderbeut’, referuar organeve gjenitale.

“Dhe për akuzat që kishe për kryeministrin Rama, ti atij i vjen poshtë barkut të kalit të Skënderbeut. Rama ka vendour një standart në politikën shqiptare që askush tjetër nga ju që keni drejtuar vendin nuk e arrini dot. Është i vetmi politkan që s’ka marrë kurrë në mbrojtje askënd ndaj të cilit ka filluar një hetim penal. Bëje dhe ti Sali këtë standart kur të vijë dhe mbi ty dhe mbi Lulin dhe mbi tët bir dhe me këdo tjetër. Ky është standarti, bëhuni burra dhe respektojeni këtë standart,”- tha Balla. 

LAJM KRYESOR:LIVE- Basha: Priten arrestime të ministrave. Berisha: Do dalin përgjime me bandat (Debatet)

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 17 shkurt 2022 taulant balla seance plenare 17 shkurt 2022 taulant balla

Sondazh

Poll