Politike

Braçe kërkon sërish interperlancë me Krifcën: Rritja e çmimeve i bën buqit nevojtarë

17 Shkurt 2022, 16:13 Nga DOSJA
Braçe kërkon sërish interperlancë me Krifcën: Rritja

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste ka thirrur sërish interperlancë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca në Kuvendin e Shqipërisë. Në një postim në Instagram, Braçe shkruan se bujqësia nuk është thirrur dhe se kërkon mbështetje buxhetore për të gjithë bujqit. Sipas Braçes, rritja me trefish e çmimit të imputeve bujqësore jo vetëm i ka prekur të gjithë, por i ka bërë nevojtarë.

Postimi i plotë: INTERPELANCE PERSERI ME MINISTRIN E BUJQESISE! MBESHTETJE BUXHETORE PER TE GJITHE BUJQIT E BLEGTORET! Vjet ekonomia kombetare u rrit, BUJQESIA thuajse jo! Kete vit, nga ajo qe shoh ne terren, ne fusha, BUJQESIA eshte akoma me shume ne veshtiresi! Rritja me trefish e cmimit te imputeve bujqesore jo vetem i ka prekur te gjithe, por i ka bere te gjithe nevojtare! A e permbush kete PARIM vendimi i ministrise se Bujqesise Per mbeshtetjen buxhetore te bujqve e blegtoreve? PER MUA JO! Per kete arsye kam thirrur serish ministrin e Bujqesise ne interpelance ne Kuvend!

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua interpelanca mes ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe. Deputeti tha se një bujk shqiptar nuk po arrin që të nxjerrë dot as fitimin minimal, duke shtuar se ekonomia është rritur mirëpo bujqësia jo. Kjo sipas tij është pabarazi.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike frida krifca seance plenare 17 shkurt 2022 frida krifca seance plenare 17 shkurt 2022

Sondazh

Poll