Politike

Meta nuk u shkarkua/ “Filmi vazhdon” , Rama-komentuesit: Ke ngatërruar adresë

17 Shkurt 2022, 14:05 Nga DOSJA

TIRANË – Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, i cili e sulmoi pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk pranoi shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Qytetari komenton se klasa politike në Shqipëri nuk ka konflikt real me njëri-tjetrin, pasi secili prej tyre po përfiton. Ai i shkruan Ramës se ia doli t’ia hidhte SHBA duke u larguar për vizitë në kohën kur Gjykata Kushtetuese vendosi para mesnatës së djeshme se Meta nuk duhet të shkarkohet. Komentuesi shkruan se katërshja politike Rama, Basha, Meta dhe Berisha janë bashkë dhe po vazhdojë të pasurohen. Sipas tij, Rama po e përdor Reformën në Drejtësi për të ndëshkuar “kokrrat e vogla”.

Më pas, Rama i përgjigjet se ka ngatërruar adresë duke e konsideruar kryeministrin pjesë të grupit të politikanëve që vjedhin në Shqipëri. Edhe pse gjuhën e komentuesit e quan joetike, Rama përgjigjet se qytetarët duhet t’i përdorin fjalët për të dëgjuar dhe kuptuar njëri-tjetrin, jo për të sharë.

KOMENTET NË FACEBOOK:
Qytetari: Ja fute Amerikes o trim . Sa Ike ne Amerik GJK e shpalli vendimin si per ti thene Amerikanve qe nuk eshte faji im , GJK nga 7 anetare 6 votuan pro nje ishte kundra ne naivi qe mendoi se redorma ne drejtesi po ecen. Ja fute popullit ja fute Amerikes ja fute te gjitheve. I keni ndare detyrat Meta vjedh , Sala vret Basha ben sikur bertet kape I hajdutin , dhe ti o trim ben sikur I denon e ben si I dashiruar me Amerikanet .. ben gjoja sikur jeni dashiruar me reformen ne drejtesi dhe fut ne burg kokrrat e vogla …. Dhe filmi vazhdon . Katershja behet dhe me e pasur vidh vrit bertit dhe mbro me reform tre te paret……

Edi Rama: sharjet, perqeshjet, pergojimet nuk jane argumenta, nderkohe qe une nuk di te bej gjoja, s’kam ditur kurre te bej gjoja me punen time, sepse puna eshte pasioni im dhe pasion me gjoja nuk ka! Sa per vjedhjet e vrasjet me siguri ke ngaterruar adrese, po kur njeriu nuk e ka mendjen te debatoje, po te denigroje, e ngaterron edhe adresen njesoj si i dehuri qe humbet rrugen… Une qe ta dish ti dhe kushdo flet me kete gjuhe, nuk jetoj as per te vjedhur as me te vjedhur, sepse kam shume respekt per emrin qe me kane lene te paret e mi dhe do t’u le femijeve te mi! Arsyeja pse po te pergjigjem eshte se une besoj qe cdo komunikimi i duhet dhene nje shans dhe nuk ka arsye per te mos e bere me njerezit e zakonshem qe hyjne e komentojne ketu, edhe kur e tejkalojne kufirin etik! Mbase kjo ndihmon, mbase jo, po nga ana ime besoj se ne vend se te harxhohen germa e fjali shqip per te share e per te perqeshur, mund te perdoren per te degjuar njeri-tjetrin ME NJERZILLEK

Gjykata Kushtetuese votoi dje me rezultatin 7-6 kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta.

LAJMI KRYESOR: GJK nuk shkarkon Metën, PS: Shkelje ka por jo të rënda! PD: Heshtje! (Basha nuk komenton)

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll