Politike

Kë do vërë përballë Gjiknurit? Basha: Kemi kapacitete plot, do e shihni sa i denjë do jetë

17 Shkurt 2022, 12:18 Nga DOSJA
Kë do vërë përballë Gjiknurit? Basha: Kemi kapacitete

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka thënë ende emrin që do të jetë përballë Damian Gjiknurit në Reformën Zgjedhore. Në një prononcim për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Basha tha se Partia Demokratike ka shumë kapacitete e që përfaqësimi i tyre do të jetë dinjitoz. 

Pjesë nga replikat: 

Lulzim Basha: Jo mbi një libër të bardhë, nuk u shërbeu qytetarëve, por i dëmtoi ata. një nga shqetësimet që kemi ngritur ne edhe gjatë zgjedhjeve të kaluara që ka qenë ndarja territorial. Kjo reformë është një hap, një premtim që u kemi dhënë qytetarëve që zgjidhja të jetë afër tyre dhe jo larg tyre. sot janë mbi 40 shërbime që duhet të ofrojë shërbimi vendor dhe nuk jep shërbime. Teksa merr. Shembulli janë inceneratorët. Ka pasur një plan që është treguar më herët, ishte një strategji nga Bana Botërore me kosto më të ulët, ishte e paguar. E hodhën poshtë dhe e zëvendësuan me tre inceneratorë që janë karakatinë. Dhe e shohim që qytetet nuk janë të pastra e që po uvihet flaka plehrave. Një nga armiqtë kryesorë të shtetit të së drejtës është përqëndrimi i pushtetit, reforma territorial do të bëjë të kundërtën. Ne do t’i shkojmë deri në fund.

Bylykbashin nuk e keni më, kujt do t’ia besoni përballjen me Gjiknurin?

Lulzim Basha: Kemi shumë kapacitete dhe të jeni të sigurtë që do të jetë një përfaqësim i denjë e dinjitoz për një sistem zgjedhor që meritojnë qytetarët.

Mendoni se do të arrini një rezultat të kënaqshëm e të mos ankoheni si në vitin 2020?

Lulzim Basha: Në fakt në vitin 2020, nuk u ankuam dhe e pa gjithë shqiptarë, du u dhamë në asnjë moment vështirësi dhe nuk jepemi në asnjë moment, nëse ka diçka që na jep forcë është fakti e ndjesia se me çdo gjë që bëjmë u shërbejmë qytetarëve.

LAJM KRYESOR:LIVE- Basha: Priten arrestime të ministrave. Berisha: Do dalin përgjime me bandat (Debatet)

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 17 shkurt 2022 lulzim basha seance plenare 17 shkurt 2022

Sondazh

Poll