Politike

VD-“Çupëlina”, ministret i sulen Xhaferrajt: Kërko falje! Berisha: Qetësojini të eksituarat

17 Shkurt 2022, 13:02 Nga DOSJA
VD-“Çupëlina”, ministret i sulen Xhaferrajt: Kërko

TIRANË– Të gjitha ministret socialiste kërkuan që Ferdinand Xhaferraj të kërkonte falje pasi i konsideroi ‘çupëlina’. Njëra pas tjetrës, gratë socialiste u ngritën në Kuvend duke iu drejtuar Xhaferrit. Pas tyre foli dhe ish-kryeministri Sali Berisha që i quajti të eksituara. Ai madje kërkoi nga kryetarja Lindita Nikolla që të ruante qetësi e të relaksonte ‘të eksituarat’. 


Pjesë nga replikat: 

Xhaferraj: Pavarësisht replikave me pjesën e sipërme të fundit të barkut, se ç’përfaqëson Rama u duk pas zgjedhjeve të fundit, që mori një grup çupërinash pa asnjë kontribut politik dhe ty të la po aty

Lindita Nikolla: Të lutem shumë, nuk mund të flisni me këtë gjuhë, kërkoni ndjesë…

(Flet Xhaferraj)

Lindita Nikolla: Nuk mund të flisni me atë gjuhë.

Mirela Kumbaro nga vendi: Kërko ndjesë

Lindita Nikolla: Shumë e rëndë zoti Xhaferraj, kërko ndjesë

Sali Berisha: A mund të vendosni qetësi me këto ministre të eksituara, do vendosni paq?

Lindita Nikolla: Ju lutem mos filloni edhe ju…

LAJM KRYESOR:LIVE- Basha: Priten arrestime të ministrave. Berisha: Do dalin përgjime me bandat (Debatet)

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll