Sport

Inter krijon rastet, Salah-Firmino “gjilpërën” zikaltërve! Liverpool pranë raundit tjetër

16 Shkurt 2022, 21:57 Nga DOSJA
Inter krijon rastet, Salah-Firmino “gjilpërën”

EUROPË– Liverpool fiton ndeshjen e parë ndaj Interit me shifrat 0-2 në raundin e 1/8 të kualifikueseve të Champions League. Një pjesë e parë që nuk prodhoi asnjë gol, ku dy skuadrat zhvilluan një lojë të balancuar dhe me pak raste për t’u përmendur, përveç traversës së Calhanoglus në minutën e 20’.Në pjesën e dytë, Inter po dominonte lojën me intensitetin dhe agonizmin e treguar, por avantazhin e mori Liverpool.

Pasi iu anulua një gol Dzekos në minutën e 60’ për pozicion jashtë loje të boshnjakut, diferencën e bëri hyrja në fushë e Firminos. Braziliani, në zhvillimet e një goditje këndi, devijoi me kokë në shtyllën e parë drejt këndit të largët, duke befasuar Handanovic në minutën e 75. Realizimi i sulmuesit demoralizoi zikaltrit të cilët e kishin të vështirë të organizoheshin, kështu Salah do të shënonte të dytin në minutën e 83’.

 

Pas një goditje dënimi, topi qarkullon në zonën e Interit nga Liverpool derisa egjiptiani gjuan dhe gjen golin e dytë. Një humbje që minimizon shanset e Interit për kalimin e turit tjetër, ndërsa për Liverpool kalimi në turin tjetër duket thjesht formailitet. Në takimin tjetër Salzburg-Bayern Munich, takimi zhvilluar në Austri përfundoi me shifrat 1-1.  Golin e parë do e shënonin vendasti në minutën e 21-të nga Adamu. Ndërsa Coman do shënonte në minutën e 90’.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern champions league inter liverpool bayern champions league inter liverpool

Sondazh

Poll