Sport

Denoncimi i gazetarit: Presidenti i PSG u fut në dhomën e zhveshjes së arbitrit për presion

16 Shkurt 2022, 18:58 Nga DOSJA
Denoncimi i gazetarit: Presidenti i PSG u fut në dhomën e zhveshjes

PARIS– PSG mposhti Real Madrid me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League. Ndeshja mbeti e bllokuar në 0-0 për më shumë se 90 minuta, derisa një gol i Kylian Mbappe në minutën e 94-të mbylli ndeshjen në ‘Parc des Princes’. Humbje e shëmtuar për klubin madrilen dhe në Spanjë nuk mungojnë kritikat.

Jo vetëm kritika, në fakt, sepse në fakt ka edhe disa polemika për klubin parisien. Sipas Radio Marca, në fakt, Al Khelaifi dhe Leonardo, gjatë pushimit të lojës, kanë zbritur në dhomën e zhveshjes së gjyqtarit Orsato për t’i bërë presion.

“Al Khelaifi dhe Leonardo zbritën në pjesën e parë për të bërë presion mbi Orsaton- tha gazetari Miguel Angel Toribio për Marcador Europeo të Radio Marca – Delegatët e UEFA-s mund ta dëshmojnë këtë”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport al-khelaifi psg real madrid al-khelaifi psg real madrid

Sondazh

Poll