Bota

Greqia nuk e ndryshon qëndrim ndaj Kosovës: Duam normalizim me Serbinë

16 Shkurt 2022, 21:51 Nga DOSJA
Greqia nuk e ndryshon qëndrim ndaj Kosovës: Duam normalizim me

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar sonte në Beograd me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Gazeta Ekspress shkrua se i pari i shtetit serb pohoi se bisedimet me Kosovën ishin gjithashtu një nga temat e bisedës dhe se Greqia e kupton qëndrimin e Serbisë.

Kryeministri grek pas takimit tha se e mbështet normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe shpreson që në Ballkan të mbizotërojë një atmosferë bashkëpunimi.

“Ne nuk kemi parë asnjë përparim në muajt e fundit dhe unë e di që Aleksandri është zotuar të vazhdojë negociatat, në mënyrë që të zgjidhet ky problem në një mënyrë të drejtë”, tha Mitsotakis.

Ndërkohë, kur është pyetur për të folur rreth çështjeve rajonale, Vuçiç ka thënë se ka kërkuar nga Greqia të vazhdojë përkrahjen e integritetit territorial të Serbisë, siç ai do të përkrah gjithmonë Athinën.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic dialogu kosove-serbi kyriakos mitsotakis aleksandar vucic dialogu kosove-serbi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll