Aktualitet

Himarë/ Vdiq tek shkallët e hotelit! E gjeti pronarja, si ndërroi jetë 65-vjeçari nga Lezha

16 Shkurt 2022, 17:28 Nga DOSJA
Himarë/ Vdiq tek shkallët e hotelit! E gjeti pronarja, si ndërroi

HIMARË– Një 65-vjeçar, i identifikuar me inicialet M.GJ., nga Lezha është gjetur pa shenja jete në shkallët e një hoteli në Himarë. Burri është gjetur nga pronarja e hotelit tek shkallët në rrethana ende të pasqaruara, edhe pse sipas Policisë së Shtetit dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Kjo edhe pse tek kufoma nuk janë pikasur shenja dhune, megjithatë po hetohet dhe vetëm ekspertiza mjeko-ligjore do të zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 16.02.2022, rreth orës 17:30, është gjetur në shkallët e një hoteli, nga pronarja e hotelit, pa shenja jete, shtetasi M. Gj.,65 vjeç , banues ne fshatin Dom, Lezhë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet himarë policia e shtetit himarë policia e shtetit

Sondazh

Poll