Art&Argëtim

Ka shpresë! Shërohet gruaja e parë me HIV, METODA e veçantë që u përdor

16 Shkurt 2022, 16:43 Nga DOSJA
Ka shpresë! Shërohet gruaja e parë me HIV, METODA e

SHBA- Një paciente amerikane besohet të jetë personi i tretë në botë dhe gruaja e parë që shërohet nga virusi HIV. Pacientja po trajtohej për leuçemi kur ajo mori një transplant qelizash staminale nga dikush që kishte rezistencë natyrale ndaj virusit, e tashmë prej 14 muajsh gruaja është e lirë nga virusi. 

Sipas ekspertëve thuhet se metoda e përdorur e transplantit, e cila përfshin gjakun e kordonit kërthizor, është shumë e rrezikshme për të qenë e përshtatshme me shumicën e njerëzve të infektuar me HIV. Rasti i pacientit u prezantua në një konferencë mjekësore në Denver të martën dhe është hera e parë që dihet se kjo metodë është përdorur si një kurë funksionale për HIV-in.

Qelizat e transplantuara të përzgjedhura kanë një mutacion gjenetik specifik që nuk i lë të infektohen nga virusi HIV, duke shëruar kështu edhe gruan e infektuar. Por kjo qasje e re nuk mjafton për 37 milionë njerëz që janë infektuar me virusin, e sigurisht nuk mund të implementohet për ata që jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane.

iframe

Potenciali i transplantimit të qelizave staminale u demonstrua në vitin 2007 kur Timothy Ray Broën u bë personi i parë që u “shërua” nga HIV. Ai kishte një transplant nga një donator që ishte rezistent ndaj HIV-it. Që atëherë, historia është përsëritur vetëm dy herë me Adam Castillejo dhe tani pacientien nga Nju Jorku. Të tre kishin kancer dhe kishin nevojë për një transplant të qelizave staminale për të shpëtuar, por shpëtuan edhe nga HIV.

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kuriozitete kuriozitete hiv virusi hiv ne shba hiv virusi hiv ne shba

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Shkurt 2022, 13:35

Vëlla i Einxhel dhe Dj Dagz takohen së bashku

TIRANE-Mbrëmjen e djeshme në “Fan Club”, përpos diskutime qe zjarrta ka pasur edhe momente shumë të bukura. Dj Dagz dhe vëllai i moderatores më në fund janë tak...