Art&Argëtim

Dafina Zeqiri bën lëmsh rrjetin, veshur me fustan të bardhë…

16 Shkurt 2022, 13:36 Nga DOSJA
Dafina Zeqiri bën lëmsh rrjetin, veshur me fustan të

TIRANE-Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe DJ Geek janë një nga çiftet më të dashura të shoebiz-it shqiptar. Ata kanë qene shpesh në qendër të vëmendjes se mediave për raportin e tyre, duke qenë se janë ndarë dhe ribashkuar disa herë. Duke qenë se janë bashkëpunëtorë edhe në muzikë, dyshja janë kudo bashkë dhe shumë aktivë në rrjetet sociale.

Së fundmi ata kanë bërë lëmsh rrjetin me disa foto të publikuara, ku Zeqiri shihet e veshur me fustan te bardhë, kurse Dj Geek ka veshur një kostum serioz.  Fotot janë shkrepur në një ambient romantik, ku bien në sy tullumbacet në formë zemre apo qirinjtë me të cilët është dekoruar dhoma. Kaq ka mjaftuar që ndjekësit të aludojnë se çifti mund t’i ketë dhënë fund beqarisë dhe të jenë martuar. Në këtë foto janë me dhjetëra komente që u urojnë atyre martesën apo e quajnë Dafinën “nuse”.

 “Nuse e mrekullueshme”, “Hajt me hajër dhe shumë beba”, “Mendova se ishit të martuar”, “Urime martesa”, “Nusja më e bukur” janë disa nga komentet e bëra në Instagram.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Dafina dhe Geek rreth këtyre aludimeve që krijuan këto foto. Megjithatë, duket se nuk kemi të bëjmë me një dasmë por me një festë private dhe shumë romantike për Shën Valentin.

Kujtojmë së këngëtarja shqiptare ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën “Mos e lëndo”, e cila ishte pjesë e albumit “Dafinë Moj”.

Kësaj radhe, Dafina, e ka sjellë “Mos e lëndo” edhe me video klip të kuruar, ku artistja është shfaqur super atraktive, duke i lënë format e saj trupore të marrin goxha vëmendje.

(Fm/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri dafina zeqiri

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Shkurt 2022, 13:35

Vëlla i Einxhel dhe Dj Dagz takohen së bashku

TIRANE-Mbrëmjen e djeshme në “Fan Club”, përpos diskutime qe zjarrta ka pasur edhe momente shumë të bukura. Dj Dagz dhe vëllai i moderatores më në fund janë tak...