Art&Argëtim

MOMENTI me 3D! Hap pas hapi, si ndodhi vrasja e Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldwin

16 Shkurt 2022, 15:45 Nga DOSJA
MOMENTI me 3D! Hap pas hapi, si ndodhi vrasja e Halyna Hutchins nga aktori Alec

MEKSIKË- Një video 3D është publikuar nga mediat e huaja dhe ilustron momentin tragjik të vrasjes së regjisores Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimit të filmit “Rust”. Videoja është publikuar nga avokati i familjes Hutchins, Brian Panis, pasi familja e saj e ka paditur dhe denoncuar aktorin Baldwin.

“Ne e vlerësuam të gjitha faktet e gjetura në vendin e ngjarjes me ekspertë dhe kërkuam të dinim më shumë se çfarë ndodhi saktësisht ditën e krimit. Unë mendoj se video shpjegon pse z. Baldwin dhe të tjerët janë përgjegjës për sigurinë e xhirimeve dhe pse sjellja e tyre e pamatur dhe ulja e kostove të realizimit të filmit  çuan në vdekjen e Halina Hutchins,”- tha Brian.

Në video tregohet momenti i vrasjes së Halyna Hutchins nga jashtë kishës dhe pikërisht momenti kur regjisorja i jep armën e zjarrit aktorit dhe me pas kalon mbrapa kamerës, por pikërisht në këtë moment Baldwin ulet në stol dhe shikon drejt kamerës dhe për disa sekonda ai nxjerrë armën e zjarrit nga xhepi i xhaketës dhe qëllon drejt regjisores. Edhe pse në skenar shkruhet se arma duhet të ishte mbushur me plumba manovër. Por fatkeqësisht në shkrepje doli plumbi i vërtetë. 

Videoja tregon gjithashtu mesazhe dhe fotografi nga e-mailet, duke pretenduar se ekuipazhi kishte paralajmëruar se siguria në një grup është çështja me rëndësi.

Nga incidenti tragjik më 21 tetor, Hutchins u vra dhe regjisori Joel Souza u plagos. Ylli i Hollivudit, Baldwin u shpreh se në momentin që mori armën pretendonte se ishte “fake”, e se drejt Hutchins e kishte drejtuar me kërkesën e saj për të xhiruar një skenë ndryshe nga ajo në skenar.

iframe

Marrë nga CNN.GR.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz alec baldwin brian panis filmi rust halyna hutchins alec baldwin brian panis filmi rust halyna hutchins

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Shkurt 2022, 13:35

Vëlla i Einxhel dhe Dj Dagz takohen së bashku

TIRANE-Mbrëmjen e djeshme në “Fan Club”, përpos diskutime qe zjarrta ka pasur edhe momente shumë të bukura. Dj Dagz dhe vëllai i moderatores më në fund janë tak...